Abdullah Tahiri

2 shtator 1956 - 1 maj 1999


SHFAQ


BURIMI

Libri: Kthesa e Madhe e UÇK,
Autor: Jakup Krasniqi


Abdullah Tahiri

2 shtator 1956 - 1 maj 1999

Abdullah Tahiri u lind në fshatin Malishevë të Gjilanit, ishte absolvent i fakultetit ekonomik.

Gjatë vitit 1981 ishte student dhe pjesëmarrës aktiv në demonstratat e të njejtit vit, për çka edhe është burgosur dhe ka kaluar vite në burgjet serbe. Familja Tahiri ka qenë njëra nga familjet më të dalluara në Anamoravë gjatë dy dekadave të fundit të shekullit që e lamë prapa.

Këte angazhim e treguan edhe gjatë luftës çlirimtare që zhvilloi populli shqiptar i organizuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Me eskalimin e luftës çlirimtare, Abdullah Tahiri do të angazhohet për gjetjen e mendimtarëve dhe bashkëveprimtarëve për organizimin e UÇK-së. I entuziazmuar nga organizimi i luftës në pjesët tjera të Kosoves, ai fillon organizimin e UÇK-së në Gjilan dhe rrethinë dhe këtë e bën shpesh herë edhe haptas.

Për veprimtarinë e tij, armiku shpejt i bie në gjurmë dhe e burgosin. Gjatë bombardimeve të NATO-s ai së bashku me 220 të burgosur do të bien, shume pak nga bombardimet e NATO-s e mbi 210 do të vriten nga bandat militare e paramilitare serbe.

BURIMI

Libri: Kthesa e Madhe e UÇK,
Autor: Jakup Krasniqi