Agim Ramadani u lind më 3 maj 1963 në Zhegër të Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen, drejtimin ekonomik në Gjilan. Kishte talent për art, letërsi, humor e aktrim. Pas shkollimit të mesëm vazhdoi mësimet në Akademinë ushtarake në Zagreb, ku dhe do të marrë titullin inxh. i komunikacionit tokësor. Në fillim të viteve ’90, Agim Ramadani arriti dezertoj nga AJ dhe me familje në Zvicër
Në migrim tregoi interesim për t'u inkuadruar në radhët e UÇK-së. Pas Epopesë së Jasharëve ai perfundimisht vendos të kthehet në Kosovë për t'iu bashkuar luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ai do të dallohej në shumë luftime në Rafshin e Dukagjinit.
Pas dezertimit të Tahir Zemës, Agimi me disa shokë detyrohet të largohet në Shqipëri, por nuk e nderpreu aktivitetin ushtarak për t'u kthyer në Kosovë, Momenti për t'u kthyer në atdhe erdhi në mars-prill 1999. Ai me shokë arritën të marrin karaullën në Koshare dhe vendosin flamurin kombëtar,
Vritet me 11 prill 1999, duke luftuar për atdheun e tij, pikërisht ashtu si dëshironte