Ahmet Kaçiku

15 nëntor 0964 - 19 janar 1999


SHFAQ


BURIMI

Libri: Kthesa e Madhe e UÇK,
Autor: Jakup Krasniqi


Ahmet Kaçiku

15 nëntor 0964 - 19 janar 1999

Ahmet Kaçiku u lind më 15.1.1964 në fshatin Biti e Epërme të Shterpcës. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, ndërsa të mesmen, dy vjet në Firajë e dy në Ferizaj. Studioi në Shkollën e Lartë Teknike, të cilën nuk arriti ta përfundojë për arsye se do të burgoset dhe dërgohet në burgun e Dubravës. Pas daljes nga burgu detyrohet të migrojë në Gjermani. Pas shpërthimit të luftës çlirimtare në Kosovë, ai vendos të kthehet në atdhe për të luftuar. Në Kosovë erdhi në muajin maj 1998, nga Shqipëria kaloi në Junik e Gllogjan prej nga kalon në NZOP ku sistemohet në Batalionin II të Brigadës 123. Shkon në fshatin e lindjes Biti prej ku kthehet vetë i njëmbëdhjeti në Rokopeq, ku emërgohet komandant i Togut. Ahmeti gjatë luftimeve të verës së vitit 1998, tregon guim dhe aftësi komanduese. Në fund të shtatorit të vitit 1998 do të caktohet zëvendëskomandant I Brigadës 161. Në luftimet e 15 janarit 1999, ai do të përballet me një forcë të madhe ushtarake e policore të armikut për Reçakun në mbrojtje të viktimave të Masakrës së Reçakut. Më 19 janar do të bie heroikisht, pasi i kishin shkaktuar humbje të mëdha armikut. Rruga e luftës nëpër të cilën kaloiAhmet Kaçiku është treguesi më i mirë i cilësive atdhetare e luftarake të dëshmorit të kombit.

BURIMI

Libri: Kthesa e Madhe e UÇK,
Autor: Jakup Krasniqi