Lindi në Kamenicë më 16 tetor 1975 , emër ky që pushka dhe rezistenca e Besnik Marocës (nofka "SYLA") dhe bashkëluftëtarëve të tij e kthyen në Dardanë.
Rrjedh nga një familje me traditë të pasur atdhetare të cilën e karakterizon një e kaluar e lavdijshme përballë shumë shkelësve të mëhershëm Osman, atyre serbë e së fundi per ta vulosur me gjak fjalën LIRI, pas-ardhësi i Ramës, Xhaferit e Zeqir Marocës të cilët ishin Kaçak dhe bashkëluftëtar të denjë të Mulla Idriz Gjilanit bashk me Haki Efendinë e Muharrem Fejzën nga Hogoshti.
Besniku ishte në perendim me punë të përkohshme, pas disa aksioneve të njësiteve të UÇK-së në Kosovë Ai u kthye në atdhe, që nga maji i vitit 1998 filloj aktivitetin e tij me bartje të armatimit nga Presheva në Zllash, e nga korriku i vitit 1998, së bashku me Florim Ramabaja radhitet në radhët e çlirimtarëve, aty gjen luftetarët;Ahmet Isufi, Shemsi Syla, Milaim Limoni dhe Lulzim Leci. Fillimisht Besniku kryente punë të depoistit dhe rëndom ishte edhe vozitës.Pas Formimit të Shtabit të ZOK-ut, Besniku Caktohet Komandant i sigurimit të Shabit.
Besnik Maroca dhe shume bashkeluftetarë te tij pikerisht ne lagjen e Haxhollëve në Bullaj të Marecit, pas një lufte të rreptë përballë forcave ushtarake armike, Besniku po i printe në tërheqje një njësiti të Zonës për të dalur nga rethimi i hordhive qetnike, strategjia e tij arriti ta çajë rrethimin por Besniku pasi nuk i shef disa bashkëluftetarë afer vetes,sërish hynë në rrethim për t'i nxjerrur të tjerët por kësaj radhe hyri në altarin e Lirisë për të mbetur gjithmonë i pavdekshëm.
Besnik Veli Maroca Komandant "SYLA" ra heroikisht me 21 prill 1999 si pjesëtar i UÇK-së,Zona Operative e Karadakut.