Fadil Nimani

7 prill 1967 - 25 maj 2001


SHFAQ


Fadil Nimani

7 prill 1967 - 25 maj 2001

Fadil Nimani ndryshe i njohur edhe me nofkën "Komandant Tigri" iu bashkua forcave Shqiptare, që luftonin edhe më tutje pas çlirimit të Kosovës për lirin e shqiptarëve në territoret e administruara nga Maqedonia gjatë viteve 2000.

Më 25 maj të vitit 2001 bie dëshmor në Vaksincë të Kumanovës duke komanduar Brigadën e 113-të "Ismet Jashari-Kumanova".Sot në çdo pervjetor te renies per liri, Fadil nimanin e perkujtojne duke u mbledhur me mijera shqiptare ne fshatin Vaksince, ku edhe iu ngrit përmendorja.

Deshmore ose jo, si te doni me quani, por amanetin per liri, vellezer ma ruani.(Fadil Nimani)

Gjate historise qindvjeçare te popullit tone,rajoni i Dugagjinit dhe veçmas te Gjakoves është i njohur per lufera te rrepta kunder pushtuesve te ndryshem. Ne fshatin Gergoc te ketij rajoni per trimeri,bujari dhe per atdhetarizem është e njohur familja Nimani, qe nga gjiri i vet ka nxjerre trima dhe atdhetare , por edhe deshmore.... Nga kjo familje është i njohur edhe emri i Fazli Mete Nimanit si dhe vellau Kamer Nimani, te njohur per rezistencen e tij kunder pushtuesve sllave, qe denohen dhe mbahen ne burgun famkeq te Goli Otokut.Por, gjurmeve te te pareve te tyre, do te shkoje edhe Fadil Bajram Nimani, i cili sikur te paret e tij, dikur edhe ai nuk u pajtua me okupimin dhe nenshtrimin e shqiptareve nen thundrren sllave. Fadil Nimani lindi me 07.04.1967 ne fshatin Gergoc te komunes se Gjakoves.Shkollen fillore e kreu ne vendlindje ,kurse te mesmen dy vjet ne Gjimnazin e Cermjanit, kurse dy vjet te tjera per te vazhduar ne shkencat matematiko-natyrore ne Gjakove. U shqua per vyrtytet me te larta te bujarise, trimerise,atdhedashurise.Pas mbarimit te shkolloes se mesme behet studenent ne SHLP "Bajram Curri" ne Gjakove,drejtimi i histori gjeografi ku diplomoi dhe mori titullin e arsimtarit. Gjithnje i vetedijshem se vetem zjarri i pushkes do ta çlironte Kosoven, ai pa ngurrim ne vitin 1996 futet ne radhet e UÇK-se per te marre pjese ne shum aksione te asaj kohe qe kryente UÇK-ja.Duke pare aftesite e tij intelektuale dhe ato ushtarake e emertuan komandant te njesitit TIGRAT, njesit qe operonte ne rajonin e Dushkajes. Fadilin nuk mundte ta pengonte propaganda e eger, qe bente Beogradi dhe qe se bashku me kete e benin edhe disa "politikan shqiptar" qe gjithnje thirreshin ne emrin e popullit, se jan per lirine dhe pavarsine e Kosoves, por ne anen tjeter ,ata ishin nenshtruar perveç roberise, edhe poshterimit ne tersi. Fillimi i luftes frontalete vitit 1998 shtronte nevoje te furnizimit me arme per luftetaret e UÇk-se, prandaj Fadili qindra here do te kaloje kufirin shqiptaro-shqiptar, per t'u sjelle arme shokeve te tij qe luftonin ne vijat e fronit.Ne qershor te vitit 1998 Komanda e Zones Operative te Dugagjinit Komandant TIGRIN e emeroi Komandant te Policise Ushtarake, mirepo ne kete kohe ai komandonte edhe batalionin "Rrufeja". Ky battalion ishte stervitur ne Shqipëri nga oficere te Armates Shqiptare dhe ishte i gatshem per çdo perballje me armikun. Por, fundi i luftes nuk erdhi ashtu siq e kishte menduar Komandant Tigri dhe shume bashkeluftare te tij, ende nuk kishte permuhuar betimi i dhene para flamurit. Ne thundrren sllave ende rrenkonin tokat shqiptare. Kosova Lindore kishte mbetur nen regjimin serb, shqiptaret e Ilirides te njejtin fat, andaj shum liridashes nuk mund ta duronin kete.Nje ndihme te madhe dhe ne furnizim per te drejtat e tyre te IJRM nuk mundi t'a pengonte asgje dhe ai menjehere iu bashkangjite shokeve te tij atje.

Keshtu fillimisht formacionet te Ushtrise Çlirimtare Kombetare Fadili iu bashkangjite si ushtare, por duke pare aftesite e tij ushtarake ai emertohet Komandant i Brigades 113, qe mbante emrin e deshmorit qe ra ne lufte per lirine e Kosoves Ismet Jashari-Kumanova. Detyre te cilin e krey me nder dhe pergjegjsi te larte deri ne renien e tij heroike me 25 maj 2001 ne Vaksince te Kumanoves.