Fehmi Lladrovci u lind në vitin 1956 në fshatin Shkabë (Gllanasellë) të Drenasit. Veprimtarinë atdhetare e ka filluar që në moshë të. Për veprimtari atdhetare ishte dënuar gjatë viteve ’80 me shumë vjet burg. Pas vuajtjes së denimit në vitet ’90 qe detyruar ta linte përkohësisht Kosovën. Mori pjesë në luftimet në Kroaci.
Kur kthehet në Kosovë do të luftojë kundër pushtuesit bashkë me bashkëshorten, Xhevë Krasniqi – Lladrofci, me të cilën nuk i ndau as jeta, as lufta e as vdekja.
Fehmi Lladrofci nuk e nderpreu kurrë veprimtarinë për formimin e ushtrisë së Kosovës. Pas shpërthimit të luftës çlirimtare në Kosovë vendosën të kthehen
Fehmiu do të japë kontribut të madh në ngritjen e transheve të luftës ngado që ai veproi e luftoi që nga Abria, Bainca e Llapushniku e deri në Drenoc të Zatriqit e fshatrat përreth. Mori pjesë në të gjitha luftimet që u zhvilluan nga Rahoveci e deri në Bardh të Madh. Me emërimin komandant të Brigadës 114, SHP i UÇK-së ishte i bindur se Fehmi Lladrofci po e merrte një detyrë të vështirë, por askush nuk do ta kryente më mirë se ai. Përgatitja profesionale dhe vendosmëria e bashkëshortëve Lladrofci ishin në nivelin më të lartë të mundshëm.
Në ofensivën e shtatorit të vitit 1998 në një ndeshje me forca të pabarabarta të armikut, më 22 shtator 1998, bien heroikisht së bashku me bashkëshorten,