Hyzri Talla

1 dhjetor 1963 - 2 dhjetor 1998


SHFAQ


BURIMI

Libri: Kthesa e Madhe e UÇK,
Autor: Jakup Krasniqi


Hyzri Talla

1 dhjetor 1963 - 2 dhjetor 1998

Hyzri Talla u lind më 1 janar 1963 në fshatin Letanc të Besianës. Që me daljen e UÇK-së ai kishte treguar gatishmëri për t'iu bashkangjitur radhëve të saj. Në SHO të Llapit, Hyzriu do të mbajë pozitën e zëvendës­komandantit për shërbimin informativ, detyrë që e kreu me sukses.

Së bashku me Rrustem Mustafën, Fatmir Humollin, Latif Gashin e Kadri Kastratin përbënin njerëzit më përgjegjës për ngritjen e organizimin e UÇK-së pas rënies së Zahir Pajazitit.

Hyzriu brenda një kohe të shkurtër do të arrijë të zbulojë një rrjet të njerëzve që ishin futur në rrjetin merimangë të shërbimeve të fshehta të armikut, si në atë civil ashtu edhe në atë ushtarak. Ai shpesh do të shkonte edhe në Prishtinë, jo vetëm për të parë familjen, por edhe për të kryer detyrën luftarake të zbulimit.

Në një udhetim të tillë, armiku do t'i bie në gjurmë, i ngritin pusi dhe e vrasin së bashku me dy bashkudhëtarët, Rënia e tij, më 3 dhjetor 1998, ishte humbje e madhe për NZOLL-in dhe UÇK-në, por edhe një frymëzim më shumë për bashkëluftetarët e tij, për ta vazhduar luftën deri në fitore.

BURIMI

Libri: Kthesa e Madhe e UÇK,
Autor: Jakup Krasniqi