Ilaz Kodra

3 maj 1966 - 30 prill 1999


SHFAQ


BURIMI

Libri: Kthesa e Madhe e UÇK,
Autor: Jakup Krasniqi

Ilaz Kodra

3 maj 1966 - 30 prill 1999

Ilaz Kodra u lind në fshatin Prekaz të Skenderajt. Ishte njëri nga anetarët e paktë të formacionit ushtarak të Adem Jasharit, ishte shok i ngushtë i tij dhe bashkëpjesëmarrës i aksioneve të para të UÇK-së. Pas krismave të para të vitit 1998, së bashku me shumë shokë, lë perëndimin e rehatshëm dhe zgjedhë jetën në malet e lira të Kosovës.

Pas vrasjes së Fehmi Lladrofcit, SHP i UÇK-së, emëron Ilaz Kodren komandant të Brigadës 114 "Fehmi Lladrofci".

Këta dy ishin shokë dhe bashkëluftëtarë të  hershëm. Meritë e Ilaz Kodrës pas ofensivës së shtatorit dhe rënies heroike të komandantit të Brigadës 114, Fehmi Lladrovcit, është organizimi dhe strukturimi i shpejtë i Brigades 114 "Fehmi Lladrofci". Ristrukturimi i kësaj Brigade të UÇK-së, kur Sërbia kishte shpallur zhdukjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e Ibrahim Rugova kishte forcuar pozicionin e tij, është vepër e Ilaz Kodrës.

Në pranverën e vitit 1999, kur luftës po i vinte fundi e fitorja ishte në prag, heroi, Ilaz Kodra bie heroikisht në fshatin Fortesë (Vërbofc) të Drenasit.

BURIMI

Libri: Kthesa e Madhe e UÇK,
Autor: Jakup Krasniqi