Ilir Durmishi

21 qershor 1972 - 2 dhjetor 1998


SHFAQ


BURIMI

Nga familja e heroit "Ilir Durmishi"


Ilir Durmishi

21 qershor 1972 - 2 dhjetor 1998

Iliri lindi më 21.06.1967 në Podujevë-Besianë.

Iliri u lind dhe u rrit në një familje të njohur për bujari, mikpritje dhe atdhedashuri. Babai i Ilirit, Hilmiu dhe nëna, Bedrija ditën t’a edukonin dhe formonin Ilirin si personalitet shumë të ngritur dhe të dashur për shoqëri.

Shkollën fillore dhe atë të mesme Iliri i kreu në Podujevë (Besianë) me sukses të shkëlqyeshëm. Madje Iliri e regjistroi në Universitetin e Prishtinës Fakultetin Ekonomik dhe i kreu 3 vitet me sukses. Por, koha kalonte dhe situata politike gjithnjë rëndohej. Në atë kohë Ilirin pushteti i atëhershëm e ftoi në shërbim ushtarak dhe Iliri u detyrua të shkojë në postën ushtarake të Kërcovës dhe atë të Shkupit në R. e Maqedonisë së Veriut.

Pas shërbimit ushtarak vazhdoi studimet dhe njëherit punoi në ndërmarrjen “Auto-Makedonija” deri në largimin nga puna nga forcat serbe. Iliri edhe si nxënës edhe si student ishte i dalluar dhe shumë aktiv në lidhjen e rinisë studentore, duke marrë pjesë në demonstrata dhe forma tjera kundër pushtetit serb. Pas largimit nga puna Iliri përherë e më shumë iu kushtua aktivitetit politk. Iliri herët e kuptoi që pa liri nuk ka jetë dhe u përcaktua për rezistencën aktive me shokët e gjeneratës së tij. Ai me shokët Hyzriun dhe Afrimin kryenin detyrat e tyre ushtarake që u deleguan nga shtabi i UÇK-së së zonës së Llapit. Iliri vlerësonte se tani kishte ardhur koha për çlirimin e vendit dhe haptas thoshte se në Kosovë do të jemi ne ose ata: për të dytë nuk ka vend. Për punën që bënin në organizimin e rezistencës kundër pushtetit serb,

Ilir Durmishi, Hyzri Talla dhe Afrim Maliqi i ranë në sy shërbimit sekret serb dhe më 02.12.1998 derisa këta të tre ishin në kryerjen e detyrave të tyre në Prishtinë nga Zona Operative e Llapit, shërbimi sekret serb u zuri pritën dhe në ora 16:45 vriten që të tre: Iliri, Hyzriu dhe Afrimi. Iliri la pas vetes bashkëshorten Shqipen, vajzën Dean, djalin Orgesin, babain, nënën dhe 3 motrat. 

Për më tepër për jetën dhe veprën e Ilirit mund të gjeni:

1. Në librin e autorit Gani Xhafolli “Dielli me Tri Dritare”- monografi e botuar në vitin 2001. 

2. Në librin e autorit prof. Hamdi Thaqi “Ilir Durmishi: Dëshmor i Kombit” - botuar në vitin 2019.

BURIMI

Nga familja e heroit "Ilir Durmishi"