Imer (Sadri) Osmanaj (20.01.1958, shqiptar nga fshati Prekallë/Prekale, komuna e Istogut/Istok, teknik, tre fëmijë, pjesëtar i UÇK-së) Imeri ka shkuar me disa miq në Junik më 8.07.1998. Atje shkuan për të marr dikë si udhërrëfyes, që do t’i çonte matanë kufirit me Shqipërinë për një ngarkesë të re armatimesh.
Në datën 9.07.1998, u nisën nga Juniku/Junik në drejtim të kufirit. Dy ditë më vonë, familjen e kanë njoftuar se Imeri me bashkëluftëtarë kanë rënë në pritë të forcave serbe te vendi i quajtur Rrasa e Zogut/Ptičiji kamen, në rajonin e Koshares/Košare, dhe se ai pësoi më këtë rast. Trupi i tij ka mbetur në vendin e ngjarjes.
Familjarët e Imerit kanë bërë përpjekje vite me radhë, madje edhe pas përfundimit të luftës, për të gjetur trupin e tij. Më në fund, më 16.05.2005, përfaqësuesit e KNKK-së e kanë njoftuar familjen se mbetjet mortore të Imerit janë zbuluar në fund të muajit gusht të vitit 2003 dhe se, nga ajo ditë, ato gjendeshin në morgun e Rahovecit/Orahovac. Familjarët i kanë tërhequr mbetjet mortore të Imerit më 19.05.2005. Po atë ditë, i kanë varrosur në varrezat e fshatit.