Indrit Cara

11 korrik 1971 - 31 mars 1999


SHFAQ


BURIMI

Libri: Kthesa e Madhe e UÇK,
Autor: Jakup Krasniqi


Indrit Cara

11 korrik 1971 - 31 mars 1999

Indrit Cara u lind ne qytetin e Kavajës më 11 korrik 1971. Indriti rridhte nga një familje me tradita të thella atdhetare. Shkollën fillore do ta mbarojë në vendlindje. Shkollën e mesme ushtarake e vazhdoi në Tiranë si skënderbegas dhe e perfundoi me sukses të lartë, për të vazhduar pastaj në shkollën e lartë të bashkuar të oficerëve në degën e zbulimit, drejtimi serbokroatisht.

 

Pas ndryshimeve që ndodhën në Shqipëri, në gusht të vitit 1991 ai merr rrugën e mërgimit. Pasi qëndron dy vite në Itali shkoi në Angli. Që më daljen e UÇK-së në skenë, Indriti kishte treguar interesim të madh për ngjarjet në Kosovë dhe kishte ndihmuar në forma të ndryshme Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

 

Në janar të vitit 1999, Indriti lë Anglinë dhe vjen në Kavajë, në familje qëndron vetëm tetë orë dhe niset për në Kosovë. Në fund të janarit 1999, Indrit Cara me një grup shokësh veç kishte arritur në Malet e Berishës. Ushtar "Kavaja" për një kohë të shkurtër sa qendroi në kompaninë e SHP të UÇK-së, fitoi dashurinë dhe respektin e gjithë luftetarëve të UÇK-së. Kudo tregoi dashuri, zgjuarësi, guxim e vendosmëri. Këte edukatë Indriti e kishte trashëgim nga familja dhe e kishte sofistikuar në shkollimin ushtarak si skënderbegas,

 

Më marsin e vitit 1999, luftimet në Kosovë kishin marrë përmasa të mëdha. lndriti me guximin dhe heroizmin e tij kishte bërë emër, me çka kishte fituar dashurinë dhe respektin e gjithë ushtarëve.

 

Me 31 mars 1999, duke mbrojtur popullsinë civile do të bie, si dinë të bien vetëm trimat - ushtar "Kavaja", Indrit Cara. Edhe i vdekur të dukej se Indriti po thoshte: Mos u merzitni, kështu e ka lufta.

BURIMI

Libri: Kthesa e Madhe e UÇK,
Autor: Jakup Krasniqi