Isë Kastrati u lind më 9 prill 1947 në Hogosht të Dardanës.
Shkollën fillore e kreu në Hogosht, të mesmen në Gjilan në vitin 1966. Po atë vit regjistrohet në FSHMN në Prishtinë ku edhe absolvon. Në vitin 1968 regjistron gjuhen ruse, të cilën e kryen për tre vjet e dy muaj, me notë mesatare 9.5. Nga viti 1970 punon në arsim, në Hogosht, Gjilan, Ferizaj dhe asistent në fakultetin filozofik të Prishtinës.
Në vitin 1975 burgoset së bashku me Adem Demaçin dhe denohet me 6 vjet burg, por nga burgu arriti të dale vetëm në vitin 1986. Ai u dënua edhe disa herë në burg. Në fund të vitit 1998, pasi kishte vuajtur dënimin prej 30 dite burg, ai shkon në Llapashticë dhe kryen detyrën e zëvendës-komandantit për moral në Brigadën 151 të NZOLL-it.
Pas shumë detyrave delikate, që do të kryen në Gallap, në një luftim të ashpër, vritet më 18 prill së bashku me Sokol Sopin dhe Afrim Vitine. Kështu, me nder e lavdi Isë Kastrati, pas një veprimtarie të begatë atdhetare shkoi në përjetësi,