Ismet Jashari

16 prill 1967 - 25 gusht 1998


SHFAQ


BURIMI

Libri: Kthesa e Madhe e UÇK,
Autor: Jakup Krasniqi

Ismet Jashari

16 prill 1967 - 25 gusht 1998

Ismet Jashari "Kumanova" u lind në Orizare të Kumanovës në një familje me tradita patriotike. Për shkak të mundësive tepër të kufizuara politike dhe ekonomike qe detyruar të linte atdheun e të merrte rrugën e kurbetit. U vendos në Zvicer ku gjeti punë dhe krijoi familje.

Pas fillimit të luftës çlirimtare në Kosovë, Ismet Jashari është prej të parëve që le gjirin e ngrohtë familjar dhe standardin e Zvicrës dhe vjen në barrikadat e luftës për liri. Shpejt u pa se Ismeti është një luftëtar i vendosur e guximtar, që posedonte aftësi organizative dhe komanduese.

Gjatë ofensivës së verës 1998 ai tregoi cilësi të larta luftarake. Organizoi aksione të shumta në Qafë të Duhlës dhe shpartalloi shumë njesite të armikut.

Në një aksion të tillë, i ndeshur ballë për ballë me armikun dhe bashkë me pesë ushtarë të tjerë bien heroikisht për të mos vdekur kurrë për lirinë e Kosovës. Pas rënies heroike, me vendim të SHP të UÇK-së, Brigada 121 do të marrë emrin "Kumanova", ishte ky emri luftarak i Ismet Jasharit të cilin e njihnin të gjithë ushtarët e UÇK-së.

BURIMI

Libri: Kthesa e Madhe e UÇK,
Autor: Jakup Krasniqi