Mensur Zyberaj

7 korrik 1965 - 28 maj 1999


SHFAQ


BURIMI

Libri: Kthesa e Madhe e UÇK,
Autor: Jakup Krasniqi

Mensur Zyberaj

7 korrik 1965 - 28 maj 1999

Mensur Zyberaj - "500", u lind me 7 korrik 1965 në fshatin Drenoc te Zatriqit, komuna e Rahovecit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Rahovec, studimet i vazhdoi në fakultetin ekonomik në Universitetin e Prishtinës. Si student do të inkuadrohet në levizjen klandestine atdhetare. Në këtë levizje ai dhe familja e tij do të japin kontribut të çmuar.

Mensuri ishte prej atyre intelektualëve që me kohë e vleresoi domosdoshmërinë e luftës çlirimtare dhe në organizimin e vet politik e ushtarak kishte lidhje të hershme kryesisht me Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

Kontributi i Mensurit ishte i madh në organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Anadrini. Drenoci i Zatriqit u bë baza e parë e fuqishme e UÇK-së për atë anë. Kontributi i Mensur Zyberajt është i njohur dhe i vleresuar për tërë nënzonën operative të Pashtrikut. Në të gjitha luftimet ka treguar guxim dhe cilësi të larta luftarake.

Rënia e tij në prag të lirise ishte humbje e madhe si për Anadrininë ashtu dhe per Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

BURIMI

Libri: Kthesa e Madhe e UÇK,
Autor: Jakup Krasniqi