Mujë Krasniqi u lind në fshatin Qabiq të Klinës. Ishte pjesëtar i UÇK-së që nga orët e para të saj. Ishte njëri nga tre pjesëtarët e UÇK-së që dolën hapur, më 28 nëntor 1997, në varrimin e mesuesit nga Llausha, Halit Gecit.
Kishte marrë pjesë në shumë luftime dhe ishte plagosur disa herë. Për t’u shëruar kishte shkuar në Shqipëri. Ndonëse këshilla e mjekëve kishte qenë se ai duhet të vazhdonte ende kurimin e tij, ai nuk mund të mbetej larg luftës dhe shokëve te tij.
Mujë Krasniqi ishte njëri prej aksionistëve të parë të UÇK-së. Mujë Krasniqi është dalluar në shumë aksione e luftime të UÇK-së, por veçanërisht për luftimet që u zhvilluan gjatë aksit rrugor Klinë - Kjevë.
Do të bie heroikisht gjatë kthimit nga Shqipëria në fshatin Kushnin, më 15 dhjetor 1998, në një pusi që i ishte ngritur nga forcat armike. Pas rënies së tij Brigada 113 do të quhet "Mujë Krasniqi".