Rasim Kiçina

25 gusht 1972 - 30 maj 1999


SHFAQ


BURIMI

Libri: Kthesa e Madhe e UÇK,
Autor: Jakup Krasniqi


Rasim Kiçina

25 gusht 1972 - 30 maj 1999

Rasim Kiçina u lind më 25 Gusht të vitit 1972 në fshatin Lugdrin (Baicë) të Drenasit. Rasimi e kreu shkollën fillore me sukses të shkëlqyeshëm në fshatin e  lindjes, ndërsa të mesmen, gjimnazin "Skenderbeu, në Drenas. Rasimi Ieximin e kishte pasion. I pëlqente historia dhe i adhuronte personalitetet luftarake të historisë sonë kombëtare.

Aksioni i parë i madh i Rasimit ishte të Lisat Binak në Likoshan, ku kanë gjetur vdekjen katër policë të armikut. Mori pjesë në të gjitha Iuftimet në Grykën e Llapushnikut, në Dollc e Gllarevë. Ishte zëvendëskomandant i Brigades 111 "Adem Jashari". U dallua shumë në luftimet për Rezallë dhe Likoc.

Rënia e tij në pusi në fshatin Arllat më 30 maj 1999 në agun e lirisë ishte humbje e madhe për UÇK-në, ishte humbje e madhe për popullin shqiptar që ishte në pritje të lirisë. Është lufta, gjaku dhe sakrifica e Rasim Kiçinës, e Ragip Halilajt dhe e gjithë dëshmorëve të UÇK-së, ajo që Kosovës i hapi perspektivat për jetë të lirë dhe zhvillim.

BURIMI

Libri: Kthesa e Madhe e UÇK,
Autor: Jakup Krasniqi