Remzi Ademaj

6 qershor 1952 - 15 gusht 1998


SHFAQ


BURIMI

Libri: Kthesa e Madhe e UÇK,
Autor: Jakup Krasniqi


Remzi Ademaj

6 qershor 1952 - 15 gusht 1998

Remzi Ademaj u lind më 06.06.1952 në fshatin Zhur të Prizrenit. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, të mesmen në Prizren. Remziu ishte veprimtar atdhetar i viteve '80. Qe i burgosur politik. Ai edhe pas burgut nuk e pushoi veprimtarinë e tij atdhetare.

Edhe në kohën kur u kyç në UÇK ai ishte i dënuar dhe i ndjekur nga policia armike. Pas Epopesë së Prekazit dhe rënies heroike të komandantit Adem Jashari, Remziu do ngarkohet nga SHP i UÇK-së për shtrirjen e saj në territorin e Vrinit. Ai brenda një kohe të shkurtër arriti të formojë brigaden 125 që kapte hapësiren Vrri - Jeshkovë dhe qytetin e Prizrenit.

Në kohën kur UÇK ishte duke u përballur me ofensivën që kishte organizuar armiku në verën e vitit 1998, Remziu kishte ardhur për konsultime në SHP të UÇK-së. Pasi kishte marrë detyrat e caktuara për veprim, ai do të kthehet.

Me 15 gusht 1998, armiku i kishte zënë pritën në Grazhdanik. Në një luftim të ashpër plagoset për vdekje Remzi Ademi - "Petriti". Vrasja e Komandant Petritit si për Vrrinin ashtu edhe për Brigadën 125 krijoi një boshllëk të madh.

BURIMI

Libri: Kthesa e Madhe e UÇK,
Autor: Jakup Krasniqi