Sali Beqir Çekaj lindi më 22 qershor 1956 Broliq-Deçan 19 prill 1999 Koshare - aktivist dhe ushtarak, Hero i Kosovës, shqiptar nga Kosova.
Aktivitetin patriotik Sali Qeku e filloj me 1981 ku demonstratat masive gjithëpopullore e gjejnë në mesin e tyre. Ndryshimet e mëdha politike te viteve te 1990 e gjejnë në krye te udhëheqjes politike në komunën e Deçanit. Aj vihet në balle tete gjitha kërkesave gjithpopullore te kohës, siç ishin protestat tubimet dhe marshimet drejt Prishtinës në përkrahje te minatorëve te Trepçës.
Aj doli haptas në përkrahje te tyre në emër te te gjitha strukturave udhëheqjes se komunës se Deçanit. Ishte në balle te luftës politike kundër ndryshimeve kushtetuese, dorëzimit masiv te librezave te LKJ e cila filloj pikërisht në gjykatën komunale ku e kishte bazën. Jo rastësisht kjo gjykatë u quajt çerdhe e nacionalizmit shqiptar nga UDB. Ishte njëri nder themeluesit e LDK dhe pluralizmit në Deçan, ishte edhe kryetar KKPP. Ishte njëri nder hartuesit kryesor te statutit komunal në bazë te kushtetutës se Kaçanikut. Te gjitha këto aktivitete dhe shume te tjera, Sali Qekun e vejnë në shënjestër te UDB te cilët e gjurmojnë hap pas hapi edhe një dite vërsulen për ta arrestuar, por fale gjeturis se ti dhe disa shokëve ai arriti te ju shpëtoj dhe arratiset në Gjermani. Menjëherë pas arritjes në Gjermani aj vazhdon aktivitetin e ti politik pranë degës së LDK. Krahas saj edhe atë ushtarak pranë M.M.R.K.
Pas një marrëveshje në mes te udheqjes se Shqipërisë dhe asaj te Kosovës për stërvitje ushtarake te te rinjeve nga Kosova dhe trevat shqiptare Sali Qekun e gjejmë nder te paret në këto stërvitje, edhe pse aj kishte njohuri te mjafuteshme profesionale sepse ishte oficer rezervë. Qëllimi i ti ishte që krahas stërvitjeve taktiko fizike te nihej për se afërmi me te gjithë shokët me te cilët me vone do te bëheshin bartësit kryesor te ngjarjeve te mëdha që ndodhen në Kosovë, që nga sulmet e para guerile e gjere ke lufta e hapur. Te dy grupet, tash me te njohura për opinionin shqiptar si grupi i pare në përbërje te te cilit ishin heronjet e kombit Sali Qeku, Zahir Pajaziti dhe Ahmet Hoxha dhe grupi i dyte që në mes kishte edhe heronjet Adem Jashari, Ilaz Kodra dhe te tjerë, ishin edhe do te mbeten bazamenti kryesor mbi te cilën u ndërtua e gjithë ajo që quhet luftë e armatosur. Fillimi i saj filloj në dhjetor te 1991 kur këta trima të armatosur gjere në dhembe thyen kufirin Shqiptaro-Shqiptar dhe nen komandën e Sali Qekut u futen në Kosove duke u shpërndare në te gjitha trevat Shqiptare edhe kështu filluan luftën e armatosur për te mos e ndalur deri në qlirimin definitiv te vendit. E tera kjo ngjarje që nga Shqipëria e gjer sa përfundoj ishte nen komandën e Sali Qekut. E theme ketë argument për te vërtetuar me fakte konkrete një te vërtete shum te madhe mbi te cilën do te ndërtohet e gjithë e vërteta historike për luftën në Kosove. Këta ishin nismëtaret e pare te luftës në Kosove dhe Sali Qeku ishte komandanti i pare i kësaj nisme i cili nuk e ndali kurrë deri në renjen e ti heroike si komandant në koshare. Te gjitha aksionet guerile që u kryhen në Kosove u kryen nga këta trima te udhequr dhe koordinuar nga tre kolosët Sali Qeku, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti. Q`do veprimtari politiko ushtarake që ndodhi në Dukagjinin në këto periudha kohore është e lidhur ngushtë me emrin e Sali Qekut.