Shaip Pacolli

8 mars 1950 - 12 prill 1999


SHFAQ


BURIMI

Burimi: Familjari i heroit "Naser Pacolli"


Shaip Pacolli

Shaip Pacolli

8 mars 1950 - 12 prill 1999

Shaip (Jahir) Pacolli lindi më 8 mars 1950 në Marec nga prindërit: Jahir (Selim) Pacolli dhe Miradjie Gashi -Pacolli.

Shaipi ishte fëmiu i katërt sa kishin gjithësej,pas Sylbies,Qamilit dhe Fazilës

Rrita dhe jeta e Shaipit qenë të vështira. Nëna I viq dhe mbeti bonjak pas 6 javësh, Pasi nuk kishte kush të kujdesej për rritën e Shaipit, familja e Jahirit këtë djalë ia jep në përkujdesje hallës së Shaipit, Fahries Pacolli-Syla e cila ishte e martuar dhe jetonte në Bresalc në lagjen Syla , komuna e Gjilanit (motra e babait) Halla Faria për Shaipin u kujdes disa muaj deri sa filloj ta marrte vehtën ku dhe afersisht pas një viti ju kthye gjirit të familjës përsëri dhe kujdesin e vazhdoi motra atë kohe 12 Sylbia vjeqare e Shaipit.Shkollën fillore e mbaroi në vendëlndje në shkollën fillore Ramiz Sadiku në lagjën Bullaj Marec .Kishte sjellje shembullore dhe me një suses të mire në mësime . Familja e tij jetonte me punë bujqësie dhe blegtori,edhe pse ishte me gjendje të rëndë ekonomike kurrë nuk ishte asistuar nga përkrahja dhe ndihmat ekonmike dhe sociale të kohës

Shërbimin ushtarak të APJ-së e ka përfunduar në kazermën e Karposhit-Maqedoni në vitin 1970-1971

Shaipi,në moshën 22 vjeç mori rrugën e kurbetit dhe vendoset në Zvicër në qytetin e Zurichut, ku qëndroi e punoi 9 vite deri në vitin 1981 dhe rrjedhimisht e ngriti standardin e mire të jetës ekonomike në familje .

Në Janar të vitit 1981 Shaipit i vdes babai dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer më në Zvicër,por punë ka vazhduar në vitin 1983 në kombinatin metalurgjik Trepça në minierën e Hajvalisë deri në vitin 1989, ku pas protestave dhe grevës së minatorëve të muajit shkurt të vitit 1989 së bashku me gjithë puntorët tjerë largohën nga puna.

Vitet që pasuan ishin të rënda për vendin e gjendja politike dhe ekonomike po keqësohej çdo ditë e më shumë,por Shaipi nuk ndejti duar kryq për ti shërbyer kërkesave të atdheut,pas largimit edhe të nxënsëve shqiptar nga objektet shkollore dhe filluan të vijonin mësimet nëpër objektet shtëpi-shkollë,Shaipi e ofroj shtëpinë për këtë çështje për nxënësit që gravitonin në këtë trevë,por pas diskutimit të kësaj mundësie nga aktivistët e kohës u vendos që kjo të bëhej në lagjen Vakoc për shkak të disa kushteve specifike.

Në vitet e 1992 me moton ta mbrojmë pragun e shtëpisë organizim nga strukturat e LDK-së,ku fshati jonë përfaqësohej nga Emin Ali Gërbeshi në atë kohë ka qenë pjesë e sajë së bashku me burrat dhe djemtë e fshatit të kordinuar me ndrrime për roje e në veçanti kohën e natës.

Celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës në regjionin e Gollakut janë themeluar në ditët e para të muajit Maj 1998 fillimisht në një grup të vogël e më pastaj duke psuar rritje sidomos në Gusht -Shtator të vitit 1998-të

Kontaktet e para me pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës Shaipi i ka zhvulluar në gusht të vitit 1998 në Zllashë në familjën e Hysen Gashit,ma konkretisht me Salih,Fehmi,Xhemajl,Osman Gashit ku present ishin Naser Shaip Pacolli,Baki Salih Pacolli,Azem Metolli,Xhemajl Selim Gashi dhe Gani Gashi

Për shkak të përfundimit të shërbimit ushtarak Shaipi dhe atyre që e kanë përfunduar nuk kanë pasur nevojë për trajnime dhe rrjedhimisht prioritet për trajnime ju ka dhënë gjeneratave të reja të cilët përgaditëshin për luftë. por nga të lartëpërmendurit (kontaktuesit e parë të UÇK-së) është sygjeruar që me kujdes të vëzhgohen lëvizjet e dyshimta ,dhe kjo ka pasuar në vazhdimësi ,pas evidentimeve në listë zyrtarisht është kyçur- në fletorën e shënimeve evidencë e listës së brigadës 153 me 10.11.1998 në radhët e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës.

Me rastin e sulmit te forcave serbe me 7 Prill 1999 në Prapashticë ,Shaipi ka organizuar një grup prej 25 përsona dhe në kordinim me komandantin e njërës prej pikave z,Musli Halimi ka marrë përsipër hapjen dhe përfundimin e të gjitha istikameve dhe kjo ka zgjatur deri me datë 16- apo 17 Prill 1999.një ditë mbas përfundimeve të istikameve konkretisht me 18 Prill 1999 ditë e diele ,forcat armike sërbe e kan sulmuar Marecin fillimisht në dy drejtime nga Artana,ish Novobërda dhe nga Slivova më pastaj Mramori etj,,dhe me date 18 Prill në orët e hershme të mëngjesit nga ballafaqimi mes njësitit të Gërbeshit dhe forcave armike serbe në luftime bien dëshmorë, Rrahim Azem Gërbeshi,Ziaver Ali Vllasliu ,Shabi Avdush Gërbeshi dhe Rrahman Hazir Murati,Dhe po atë ditë me 18 Prill në orët e hershme Shaipi pozicionohet i armatosur në pjesën e quajtur Koznica e Gërbeshit dhe në bashkërëndim me disa pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës nga Brigada 153 dhe atyre të Zonës Operative të Karadakut duke i caktuar pozicionet me kodet ,si psh,Pika -C,C1,C2,C3,C4 etj, dhe pas pozicionimit atë ditë në luftime të ashpëra me forcat armike u është pamundësuar ta thyejnë frontin dhe të depërtojnë në këtë pjesë dhe Shaipi ka pësuar një plagë nga një plumb rikoshe në këmbën e majtë,por duke mos ja ndaluar luftimin e ditës së nesërme.

Të nesërmen me 19 Prill ditë e Hënë forcat armike serbe përdorën artilerinë e rëndë duke e bombarduar caqet e formacioneve të UÇK-së me qëllim pastrimin e terenit për këmbsori por rezistenca dhe lufta frontale ka vazhduar përgjatë tërë ditës.

Shaip Pacolli pasi kishin pushuar lufimet që nga mbrëmja e vonë e 18 Prillit qe percillej përveçse nga ndonjë granatimi sporadik nda distanca në orën 5:00 të mengjesit bëri një vizite të shkurtër familjës së tij që ishin aty diku afër diku 2/km kishte të strehuar familjën në mal me shkas për ti marrë disa paisje dhe ushqim,dhe kthehet me shpejtësi aty dhe pozicionohet aty ku ishin edhe bashkëluftëtarët e tjerë nga njësiti i Gërbeshit i udhëhequr nga Emin dhe Haki Gërbeshi dhe nga ushtarë dhe ushtarak të Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës nga ZOK-ut-Zona Operative e Karadakut.,dhe që nga ora 5:30 e ati mëngjes i intenziteti i granatimeve dhe luftimeve që kishte ka marrë përmasa të mëdha Rezistenca ka qenë Heroike ku rrjeshimisht kanë mbetur i plagosur Muharrem Ibrahimi- me nofkën Majori tashmë Dëshmorë që ka ndrruar jetë me 21/04/1999. Të plagosur të tjerë kanë mbetur Agmir Zejnullahu me nofkën Bujanovci si dhe Jahir (Bahtir) Gërbeshi ,tashmë me statusin e Invalidëve të luftës .

Shaip Jahir Pacolli i njohur si shejnëtaristi më i spikatur i trevës dhe luftëtar guximtar se ndali pushkën M48 së luftuari duke ua marrur krahun e djathtë forcave armike dhe luftuar në vazhdimësi me një trimëri të rrallë deri diku rreth orës 2:30 min kur edhe ishte plagosur rëndë në krahëror,bark dhe këmbën e majtë dhe pas plagosjes kishte kërkuar ndihmë por nuk ishte ndëgjuar nga bashkëluftëtarët deri në orët e vona, dhe kishte ndejtur i plagosur afërsisht 4 orë,me tu dëgjuar nga bashkëluftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës nga ZOK-ut-Zona Operative e Karadakut konkretisht Shemsi Syla-Shaqa atë kohë zv Komandant i ZOK-ut dhe Selami Nezirin me nofken Agroni përkundër rrezikut të madh vendosin që të hyjnë për ta tërhjekur ushtarët siç vijojnë:Selami Neziri-Agroni,Xhezair Haziri-Llovca,Arsim Hotlani dhe Hysni Vllasaliu, të plagosurin (Shaipin) e bartin deri në një zonë të sigurt,me që ishte në grazmat e fundit të jetës dhe ishte i njësitit tjetër pra njësitit të Gërbshit dhe nuk e njihshin me emër e pyesin? (Selami Neziri e pyet) Si e ke emrin sa vjeq je dhe sa fëmijë ke,Thotë jam Shaip Pacolli jam 49 vjeq dhe kam 13 fëmijë. Kurse Shemsi Sylës- Shaqës i thotë qe e pashë se edhe cili më goditi nga armiku(kjo do të thote që sa ishte afërsia në luftime),dhe pas pak minutave ndrron jetë dhe trupi I ti bartet diku 1.5 km lartësi mes shkurrëve dhe malit të dendur deri në lagjen Hajdaraj ku edhe ishte shtabi i UÇK-së i ZOK,ut dhe varrosët me nderime ushtarake nga bashkëluftëtarët e ti.

Pushkën e Shaipit ja kanë dhënë ushtarit më të ri Arsim Hotlani

Me 20 Nëntor 1999 trupi i ti rivarroset në kompleksin e varerzave në të dëshmorëve në Marec

-Mirënjohje nga : Zona Operative e Llapit, Zona Operative e Karadakut,Ministria e Mbrojtjës e Qeverisë së Përkohshme.Organizatat e Luftës së UÇK-së

-Dekorata nga :Presidenca e Republikës së Kosovës me Urdhërin e Lirisë Adem Jashari

-Memoriale të ngrituar:Artanë ish Novobërdë nga drejtoria e kombinatin metalurgjik Trepça

-Kishnicë ngritur nga sindikata epunëtorëve të kombinatin metalurgjik Trepça

-Marec në vendërënjenga Memoriali nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës-AMKMK

-Prishtinë -Veternik ,emërtim rruge

Shaipi ishte martuar në muajn gusht të vitit 1974 me Azemine Rexhepi Pacolli nga fshati Prapashticë dhe pas vete la 13 fëmijë:

1.Naser Pacolli

2.Florije Pacolli

3.Fikrije Pacolli

4.Naxhije Pacolli

5.Sadete Pacolli

6.Arbene Pacolli

7.Agron Pacolli

8.Blerim Pacolli

9.Ganimete Pacolli

10.Patriot Pacolli

11.Shyhrete Pacolli

12.Besim Pacolli

13.Ibadete Pacolli

BURIMI

Burimi: Familjari i heroit "Naser Pacolli"