Shemsi Ahmeti

8 qershor 1969 - 26 prill 1999


SHFAQ


BURIMI

Libri: Kthesa e Madhe e UÇK,
Autor: Jakup Krasniqi

Shemsi Ahmeti

8 qershor 1969 - 26 prill 1999

Shemsi Ahmeti u lind më 8 qershor 1969 në fshatin Kodër të Mitrovicës, Shkollën fillore e nis në fshatin e lindjes, deri sa e kryen në Shupkofc. Në vitin 1984 regjistrohet në Akademinë e mesme ushtarake në Beograd e pastaj në Akademinë e Lartë në Zarë të Kroacisë. Pas një ndërprerje do të vazhdojë e përfundojë Akademinë Ushtarake të Artilerisë.

Shemsi Ahmeti që me luftimet në Likoshan, Qirez e Prekaz të Drenicës, do të fillojë organizimin e UÇK-së në Trepçali, ku edhe emërohet komandant i Kompanisë. Në luftimet e Mazhiqit, që nga 11 korriku e deri në ofensivën e 15 shtatorit, ishte kreatori kryesor i gjitha aksioneve të UÇK-së mbi pozicionet e ushtrisë, policies e paramilitarëve armiq. Ai gjatë kësaj kohe do të vepronte me aksione diversanti edhe në thellësi të armikut. Ai vepronte në Trepçali, në Mazhiq, në majën e Kodrës së Kutllovcit e kudo ku ishin të përqëndruara forcat armike.  

Shemsi Ahmeti, komandanti i Njësisë speciale të ZOSH-ës, më 13 mars 1999, në bashkëpunim me njesitë tjera ndërmerr sulme të suksesshme në bazën ushtarake armike në Kutllovc, në Trepçë, në Bare etj. Ai do t'i ofrojë ndihmë edhe Brigadës 142. Në këtë kohë formon edhe njësinë e artilerisë. Sukseset e tij ofensive e detyruan ushtrinë armike të ndalte luftimet. Luftimet e tij të suksesshme e të pandërprera e bënin Shemin legjendë të luftës çlirimtare, gjate luftimeve 46-ditëshe në vijën frontale: Trepcali - Shkëmbi i Bletës - Melenicë - Lagja e Cenajve - Majdan tregoi jo vetëm guxim dhe trimëri, por edhe profesionalizëm të lartë.

Shemsiu për asnjë moment nuk do të ndahet nga fronti i luftës dhe aksionet diversante derisa do të bie heroikisht më 26 prill 1999.

BURIMI

Libri: Kthesa e Madhe e UÇK,
Autor: Jakup Krasniqi