Skënder Çeku lindi në fshatin Qyshk të Pejës në një familje atdhetare. Që në ditët kur UÇK kishte filluar një armatim më intensiv më armë, ai kishte ndihmuar furnizimin e saj me armë.
Në verën e vitit 1998, kur lufta çlirimtare kishte hyrë në rrugën e pakthim drejt lirisë, kur lufta çlirimtare në Dukagjin kishte marrë përmasa të mëdha, kur arma ishte më e vlefshme se buka, Skënderi jep kontribut të madh edhe në organizimin dhe udhehëqjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Skënderi, aftësitë e tij prej strategu ushtarak, guximin dhe vendosmërinë i tregoi ne Betejën e Loxhës, ku UÇK-ja do të korrë një fitore të shkëlqyer.
Në betejën e dytë të Loxhës, kur armiku angazhoi edhe aviacionin ushtarak, Skënderi posa ishte kthyer me municion e armatim nga Shqipëria, në mbrojtje të nderit kombëtar dhe të UÇK-së. Rënia heroike e Skënder Çekut, ishte humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për UÇK-në