Zahir Pajaziti

1 nëntor 1962 - 31 janar 1998


SHFAQ


BURIMI

Informacionet janë konfirmuar nga familja e heroit Zahir Pajaziti

Zahir Pajaziti

1 nëntor 1962 - 31 janar 1998

Zahir Pajaziti lindi më 1 nëntor të vitit 1962 në Orllan, Podujevë, Kosovë, ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë Vushtrri, Kosovë, ishte nje nder themeluesit e UÇK-s dhe Hero - dëshmor shqiptar i Luftës së Kosovës.


Fëmijëria-rinia

Zahiri që në fëmijëri ishte rritur në frymën e babait të tij me dashurinë për atdheun.

Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij, kurse të mesmen, shkollën e policisë, e regjistroi në vitin shkollor 1976-‘77 në Vushtrri. Nga shkolla u përjashtua me arsyetimin: sjellje të papranueshme ndaj organit të shkollës, arsyetim që përdorej zakonisht për persona që kishin pikëpamje tjera nga organi shkollor i asaj kohe.

Vitin e dytë të shkollimit të mesëm e kryen në Orllan, ndërsa dy vjetët e fundit i mbaroi në qendrën shkollore të arsimit të orientuar “8 Nëntori”, në Besianë. 

Në verë të vitit 1980, së bashku me dy shokë të tij, Raif Sfishta dhe Nexhmi Dabinovci, shkon në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë. Ai e kishte kaluar ilegalisht kufirin përmes lumit Buna. Atje qëndron 18 ditë. Pas kthimit nga Shqipëria, Zahiri torturohet nga inspektorët e Sigurimit jugosllav.

Pasi që kreu shkollën e mesme në Orllan, Zahiri në vitin 1981 fillon ndjekjen e mësimeve në Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës drejtimin e gjuhës angleze. Po në këtë vit ai vijon shërbimin ushtarak për 12 muaj dhe në vitin 1985 e vazhdon atë edhe për tre muaj në Beograd.


Veprimtaria

Zahiri ishte në krye te organizimit të demostratave në 1981-82 në Podujevë.Pas kthimit nga shërbimi në radhët e armatës jugosllave, ai gjithnjë e më tepër angazhohet në drejtim të veprimit patriotik ilegal, duke shkruar parulla me përmbajtje kombëtare dhe duke bërë thirrje për mobilizim të forcës kombëtare. Zahiri ka marrë pjesë aktive pothuajse në të gjitha demonstratat që janë zhvilluar në vitet 1988-1990. Në këtë kohë ai kishte ofruar rreth vetes bashkëmendimtarë të shumtë si, Hakif Zejnullahun, Ilir Konushefci e shokë të tjerë. Edhe në vitet ’90, Zahiri nuk e ndaloi veprimtarinë e tij të organizuar atdhetare. Në nëntor të vitit 1991, ai ishte në mesin e 150 të rinjve militantë nga Kosova, të cilët kishin bërë stërvitje ushtarake në Republikën e Shqipërisë. Duke qenë se inspektorët e UDB-së, në mesin e tyre edhe bashkëpunëtorë shqiptarë, vihen në dijeni të këtyre stërvitjeve, në fund të po atij viti ky aktivitet gjysmëlegal ushtarak ndërpritet. Zahiri, njëri ndër projektuesit e ardhshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte në hulumtim të vazhdueshëm të formave dhe të metodave të veprimit aktiv çlirimtar. Ai nuk i besonte lëvizjes pacifiste, ndërsa anëtarësimin në parti e bëri me qëllim të kamuflimit të veprimeve ilegale, meqë pushteti serb nuk e pengonte aktivitetin dhe organizimin partiak. Pavarësisht nga kjo, Zahiri vazhdimisht ishte syçelë dhe vepronte me konspiracion të thellë. Kurdoherë mbante me vete revolen dhe e kontrollonte me kujdes çdo lëvizje përreth tij.

Falë zgjuarsisë, përgatitjes fizike, trimërisë dhe konspiracionit të thellë, Zahiri me shokët e tij besnikë, ka ndërmarrë disa sulme kundër policëve serbë dhe kolaboracionistëve, të cilët ushtronin terror mbi popullatën e pambrojtur shqiptare kudo në Kosovë.

Të gjithë ata që e kanë njohur thonë se ishte luftëtar sypatrembur, kjo kishte herë që edhe të ishte organizator dhe atentator i shkelqyeshëm. Me atentatet qe i kreu në NZOLL, ai u bë rrezik për të gjithe armiqt dhe kolaboracionistët që nga Besiana e deri në Prishtinë. 


Vdekja

Në janar të vitit 1997 grupi i tij zbulohet nga sigurimi serb. Më 31 janar Zahir Pajaziti ishte duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë së bashku me bashkëluftëtarin dhe nipin e tij Hakif Zejnullahu dhe bashkëluftëtarin tjetër Edmond Hoxha nga Juniku. Forcat policore serbe kishin bashkërënditur veprimet dhe kishin përforcuar të gjitha vendkalimet në relacionin Prishtinë-Vushtrri.

Automjete të shumta të policisë ishin vënë në lëvizje dhe kishin filluar përcjelljen e veturës, të tipit “Lada”, ku ndodheshin Zahiri, Hakifi dhe Edmondi, të tre të armatosur. Me të arritur në hyrje të fshatit Pestovë, policia serbe, pa kurrfarë paralajmërimi, fillon granatimin e veturës, ndërsa të tre trimat kishin arritur t’i kundërpërgjigjeshin sulmit të befasishëm. Atë ditë, bien në altarin e lirisë, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu. Me aktin e tij heroik, Zahir Pajaziti dëshmoi botërisht se në Kosovë ishte vënë në veprim brezi i çlirimtarëve, ishin vënë në veprim më militantët, të cilët nuk do të pyesnin për çmimin e lirisë.



BURIMI

Informacionet janë konfirmuar nga familja e heroit Zahir Pajaziti